Main Menu

Dita që ndërroi historinë e botës – Ditëlindja e Profetit Muhammed (a.s)

Më 12 Rabiul Evvel, të Vitit të Elefantit, sipas kalendarit diellor, 22 Prill 571 lindi Profeti Muhamed. Prandaj, sonte është nata e lindjes së Profetit Muhamed, sipas kalendarit hënor.

Muhammedi (arabisht: محمد) ose në shqip Muhameti është i dërguari i fundit i Zotit sipas fesë islame, njëkohësisht dhe figura qendrore e asaj feje dhe sipas jomyslimanëve themeluesi i saj.

Ka lindur rreth vitit 570 në Mekë, ndërsa vdiq më 8 qershor 632 në Medinë. Njihet si Pejgamberi i fundit nga myslimanët, të cilët besojnë se Allahu e dërgoi për të rikthyer Islamin, fe monoteiste e cila është ndjekur edhe nga Ademi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe pejgamberët e tjerë.

Muhammedi bashkoi Arabinë në një shtet të njësuar mysliman dhe siguroi që mësimet e tija, veprat e tija, dhe Kur-ani, të jenë themelet e besimit fetar islam.

Në këtë natë të rëndësishme për besimtarët mysliman, ju sjellim dokumentarin për jetën e Profetit përgatitur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Ndiqni më sipër dokumentarin e plotë:

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share