Main Menu

125-vjeçari pi duhan që 80 vjet, ka një djalë 7-vjeçar: Cili është sekreti i tij?

Sipas biologëve, jetëgjatësia është jeta mesatare e pritshme në kushte ideale- e këto të fundit dallojnë nga personi në person.

Disa mund të thonë se gjenetika është e rëndësishme. Por, edhe në qoftë se etërit tuaj nuk kanë jetuar gjatë, kjo nuk do të thotë që ju do të jetoni sa ata.

Gjenetika mund t’ju ofrojë vetëm 30 për qind të jetëgjatësisë. Pjesa tjetër është mbi ju dhe çdo gjë është nën kontrollin tuaj, si sjellja, dieta dhe mënyra e jetesës.

Ndërsa shumë njëqindvjeçarëve thonë se dieta, stërvitja dhe një mënyrë jetese e shëndetshme kanë kontribuar në jetëgjatësinë e tyre, njerëz të tjerë krejtësisht hedhin poshtë teorinë.

Një prej tyre është 125-vjeçari (disa argumentojnë se 117, dhe disa 135, nuk është konfirmuar saktësisht, pasi nuk ka asnjë kopje e certifikatës së lindjes) njeriu i vjetër nga Libani Suliman Al-Mul, i cili pi duhan që 80 vjet.

Ai është aq energjik dhe ecën çdo ditë rreth tre kilometra, dhe ka një djalë shtatë vjeçar. Ai u martua dy herë, gruaja e tij e parë vdiq para 70 vjetësh të jetës, me të cilën kishte shtatë fëmijë. Tani jeton me gruan e tij të dytë dhe është ende në kërkim të grave, pohon bashkëshortja e tij. Këshilla e tij për shëndetin dhe jetëgjatësinë është ushqimi i shëndetshëm.

“Sekreti është në llojin dhe cilësinë e të ushqyerit. Unë ha aq sa kam nevojë. Mos iu afroheni ushqimeve që kanë përbërës të panjohur dhe qëndroni larg nga vajrat e prodhuara në treg. Vaj, ulliri i pastër, mjaltë dhe gjalpi i pastruar i dhisë është një eliksir për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, “pohon Al-Mul.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share