Main Menu

5 kombinime veshjesh për 5 ditët e ftohta që na presin këtë javë

Moti i ftohtë vonoi, por erdhi menjëherë i furishëm me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Dhe njësoj si mua, besoj se dhe juve ju shkoi në mendje pyetja :”Po këtë javë çfarë të vesh?”  Dhe sigurisht, për t’ju ardhur në ndihmë kemi këto 5 sugjerime për ju që mund t’i përshtasni sipas stilit tuaj. Sepse fundja të dukesh mirë të bën të ndjehesh akoma më mirë.

  • Nëse nuk doni të hiqni dorë nga fundet, por doni sërish të jeni ngrohtë, getat e trasha ju vijnë në ndihmë. Një fund nën gju,me një bluzë të thjeshtë të bardhë është gjithnjë zgjedhje serioze për në punë. Shtoni dhe një pallto ngjyrë mishi ose të zezë, së bashku me çizmet e shkurtra dhe jeni gati!

  • Ndërkohë për një stil minimalist, pantallonat e lëkurës kombinojini me një këmishë. Por poshtë këmishës, vishni një golf me mëngë të shkurtra që të sfidoni temperaturat. Në ditët jo me shi, mund të vishni taka elegante. Dhe sigurisht mos harroni xhupin tuaj “stylish”.

  • Nuk doni të hiqni dorë nga stili juaj  i veçantë? Vishni sipër bluzës suaj të trashë, një palë kominoshe dhe vendosni shallin e vogël me ngjyra. Me një pellush dhe çizme lëkurë sigurisht që do të ndiheni mirë!

  • Nuk keni shumë kohë në mëngjes? Xhinset e zeza, këmishën me kuadratë, pallton, shallin dhe atletet dhe nisuuuu! Mos harroni kuletën dhe telefonin.

  • Çdo ditë është një pasarelë kështu që ja lejojmë vetes të na shkaktojë të dridhura një erë të ftohtë. Por nuk ka pse të jetë gjithnjë kështu. Mund të vishni atë këmishën stil me një krahë, me pantallona të gjera. Këto vetëm nëse i shtoni atë pallton me kuadratë deri në fund të këmbëve.

Stil dhe ngrohtë, le të jetë kjo kryefjala e kësaj jave nëntori!

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share