Main Menu

Humbja në Shkodër, Panucci: Bëra gjithçka gabim, djemtë s`kanë asnjë faj

Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Skoci 0:4, ka folur edhe trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panuçi. Në një prononcim për RTSH, Panuçi ka thënë se kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur. Italiani ka marrë të gjitha përgjegjësitë e humbjes mbi veten e tij.

Ishte një ndeshje që s’duhej humbur. Doja të qëndronim mirë. Gjuajtja e parë ishte gol. Humbëm një lojëtar, penalltia dhe me 10 ishte shumë e vështirë për t’a përballuar.

Duhet të shohim përpara. Jam përgjegjës për këtë dhe duhet të reflektojmë. E gjithë përgjegjësia është e imja. S’ndihem i tradhtuar. Lojtarët bënë gjithçka, megjithëse me 10 lojëtarë.

Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Faji im komplet, djemtë nuk kanë faj.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share