Main Menu

Eduardo Salvio, një “blerje” pa shpenzime për Interin

Eduardo Salvio mund të kalojë tek Interi si një lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme. Të paktën të dhënat e fundit që vijnë nga Italia flasin për diçka të tillë, pasi menaxheri i futbollisit të Benficas është parë pranë zyrave të klubit zikaltër në Milano.

Kontrata e 28-vjeçarit me “Shqiponjat” përfundon në qershor të vitit 2019 dhe, për momentin, nuk ka asnjë bisedim me klubin portugez për rinovimin e mundshëm të saj. Edhe më parë Salvio është përmendur si një alternativë për Interin, si një lojtar që do të përforconte krahët e sulmit zikaltër dhe jo vetëm, pasi ai mund të përdoret në disa pozicione të ndryshme në fushë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share