Main Menu

Pasojat e Brexit, parashikohet ulja e numrit të të huajve në Angli

Nisin të ndihen pasoja e Brexit në futbollin britanik. Dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni Europian zyrtarisht do të vijë më 29 mars 2019. Gjatë ditëve të fundit janë shpeshtuar takimet mes institucioneve të futbollit anglez për të kuptuar se cilat do të jenë pasojat me ndikim afatmesëm dhe afatgjatë.

Çdo modifikim, gjithsesi, nuk do të ndodhë menjëherë, sepse ka ende kohë për të hyrë në fuqi deri në fund të vitit 2020.

Aspekti që mund të prishë dinamikën e merkatos së futbollit europian është kufizimi i numrit të të huajve në skuadrat e angleze.

Federata e Futbollit do t’u paraqesë 20 presidentëve të Premier League-s një plan konkret që parashikon reduktimin e numrit të lojtarëve joanglezë nga 17 në 12. Synohet që gjysma e organikës së klubeve angleze të përbëhet me lojtarë autoktonë ose të rritur në akademitë e tyre.

Në këto momente, të gjitha skuadrat “big” të futbollit anglez e kalojnë numrin e 12 të huajve në organikë. Duke parë formacionin titullar të Chelsea-t në javën e fundit, nuk gjen madje asnjë lojtar anglez, ndërsa tek Arsenali ndodhej vetëm Holding. Dy të tjerë te “Topçinjtë”, Bellerin dhe Iwobi konsiderohen prodhim të akademisë.

Në Premier League më shumë se 13 skuadra kanë mbi 12 të huaj në përbërje. Deri në këto momente të sezonit, vetëm Burnley dhe Bournemouthi u kanë dhënë më shumë minuta në dispozicion lojtarëve anglezë.

Sipas “Times”, në Premier League janë federuar 268 lojtarë joanglezë, që me hyrjen në fuqi të rregullores së re 28 futbollistë nga kjo shifër do të duhet të luajnë në një kampionat tjetër të Unionit Europian.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share