Në Gostivar sulmojnë të moshuarin dhe largohen me veturë pa targa!

Sot diku rreth orës 14:30 në afërsi të udhëkryqit për tek Spitali i Gostivarit ka ndodhur një incident mes një banori të Gostivarit respektivisht banorit nga fshati Gjurgjevisht dhe një grup të rinjësh.
Në Spital në gjende të rëndë është hospitalizuar banori i Gjurgjevishtit, si dhe dy persona të tjerë. Njëri nga ata që kërkuan ndihmë në Spitalin e Gostivarit është një nga sulmuesit.
Nga Spitali i Gostivarit u tha që banori i Gjurgjevishtit është pranuar në gjendje kritike dhe me lëndime të dukshme trupore.
Nga Policia e Gostivarit thanë se detaje me te hollësishme do të japin gjat ditës së nesërme, duke shtuar që: Punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes së përgjakshme.
Jo zyrtarisht, të rinjtë kanë zbritur nga një veturë dhe kanë sulmuar një burrë të moshuar i cili në ato momente ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij.
Dëshmitarët e rastit i thanë, se ishin diku 5 apo 6 të rinj që sulmuan fizikisht personin e moshuar. Ata kanë shfrytëzuar shkopinj druri për ta sulmuar atë.
Related News

Aksidenti tragjik, Ministria e Shëndetësisë tregon për gjendjen shëndetësore të lënduarve
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate e tregon gjendjen shëndetësore të personave që ndodhen nëRead More

Në SPQ “8 Shtatori” dy pacientë janë në rrezik për jetë, tre në gjendje të rëndë shëndetësore
Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” nga të lënduarit e aksidentit të rëndëRead More