Main Menu

Juventusi vendos edhe një rekord në Serie A

“Zonja e Vjetër” e pandalshme në kampionatin italian.
12 ndeshje të zhvilluara prej të cilave 11 fitore dhe vetëm një barazim, bëjnë që Juventusi të thyejë rekord në Serie A.
“Zonja e Vjetër” ka arritur të grumbullojë 34 pikë, një rekord absolut jo vetëm për historinë e klubit bardhezi, por edhe të historisë së kampionatit italian. Askush deri më tani nuk kishte arritur që të bënte më mirë sesa kaq.
Skuadra e Massimiliano Allegrit arrin të thyejë kështu rekordin e vendosur nga Roma (sezoni 2013-2014) dhe Napoli (2017-2018) më parë, të cilat kishin arritur që të shkonin deri 31 pikë.
Kjo është një tjetër arritje që tregon forcën e Juventusit, por edhe dominimin e Cristiano Ronaldos me shokë, që vazhdojnë të mos njohin rivalë për momentin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share