Main Menu

Sot luhet klasikja Gjermane: Dortmund-Bayern Mynih

Bundesliga gjermane ndizet sot me klasiken Borussia Dortmund-Bayern Mynih. Verdhezinjtë janë kryesuesit e kampionatit me 24 pikë pas 10 ndeshjeve të para dhe po kalojnë një formë shumë të mirë. Bayerni ka si alternativë të vetme fitoren në duelin që luhet sot në orën 18:30 pasi ndodhet 4 pikë mbrapa. Arjen Robben është në dyshim ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve të bavarezëve janë në dispozicion të trajnerit Niko Kovac.

Kroati në konferencë ka deklaruar:” Mediat thonë se Bayerni ende nuk është përballur me një skuadër si Dortmundi por unë them që edhe ata nuk kanë pasur përballë një kundërshtar si ne. Në opinionin tim çdo skuadër që luan në Champions League është e mirë.Ne shkojmë në “Signal Iduna Park” jo për të humbur por për të luajtur mirë dhe për të marrë një ose më shumë pikë. Nëse humbim dhe Dortmundi shkon në 7 pikë para nesh janë me të vërtete shumë” e mbyll Kovac.

Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë ndërsa talentet e verdhezinjve janë gati për të ndëshkuar edhe Bayernin. Trajneri Lucien Favre kërkon që skuadra e tij të luajë mirë dhe e kujdesshme në mbrojtje dhe me inteligjencë në fazën sulmuese. Klasikja e futbollit gjerman prodhon gjithmonë spektakël dhe atmosfera që krijohet në stadium është fantastike.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share