Main Menu

Nga seanca 101 e Qeverisë së RM-së: U iniciuan ndryshimet ligjore për zgjidhjen e problemit me qentë endacak; u hap pika kufitare “Markova noga”; u miratua Informacioni për të dhëna të hapura

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 101 inicioi ndryshime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe mirëqenie të kafshëve. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave është angazhuar bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, me BNjLV-në, si dhe në bashkëpunimin me organizatat qytetare për të drejtat e kafshëve, në periudhë sa më të shkurtër të hartojë ndryshime ligjore që të tejkalohet problemi me qentë endacakë.

Në seancën e sotme u aprovua Informacioni për propozimi memorandumin dorëzuar për realizimin e intervenimit të përbashkët të integruar në rajonin kufitar, ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, përkatësisht hapjen e kalimit kufitar “Markova noga”. Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhoi ministrin e vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu, para takimit pasues i Komitetit të përbashkët për përcjelljen e programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë të realizojë takimin me anëtarët e komitetit me qëllim t’i njoftojë me pozitën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë pas memorandumit të propozuar.

Hapja e vendkalimit kufitar të territorit të vendbanimit Lemos në territorin e Republikës së Greqisë, komuna e Prespës, konsiderohet intervenim i rëndësishëm për përforcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve, si dhe intervenimin me karakteristikë serioze zhvillimore, e cila do të sjellë përfitime të shumëfishta për mjedisin jetësor, zhvillim në fushën sociale dhe të ekonomisë në rajonin e përbashkët ndërkufitar, përkatësisht Ohër, Resnje, Kastori dhe Florina. Me hapjen e vendkalimit kufitar me të gjithë projektet e domosdoshme që e pasojnë, përkatësisht lidhshmëria rrugore, objekt i shërbimeve kufitare, zhvillimi i pjesës rezidenciale i vendbanimit Lemos dhe qendrës rajonale shëndetësore shumëfunksionale në komunën Prespës, do të arrihet zhvillim rajonal dhe krijimin e zonës kompakte trans- nacionale zhvillimore.

Ministrat në seancë e miratuan Informacionin për nevojën e fillimit të procedurës për udhëheqjen e bisedimeve për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e vendkalimit e përbashkët kufitar për komunikacionin ndërkombëtar rrugor Tabanocë, Republika e Maqedonisë dhe Preshevë, Republika e Serbisë. Bisedimet do t’i udhëheq grupi i punës dhe i njëjti është i angazhuar në afat prej 30 ditësh të informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për bisedimet e udhëhequra ndërmjet dy qeverive për vendosjen e vendkalimit kufitar, ose one-stop – shop.

Sot, gjithashtu, Qeveria verifikoi përbërjen e nëntë anëtarëve ad- hok grupin koordinues për zhvillimin e konceptit për Një Shoqëri dhe Interkulturalizëm. Koordinator i këtij Rubin Zemon, këshilltar i posaçëm i Kryetarit Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për zhvillimin shoqërisë multikulturore. Interkulturalizmit dhe komunikimeve interkulturore. Kryetari i grupit koordinues është ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, kurse zëvendës i saj është ministri i kulturës, Asaf Ademi. Në grupin koordinues për zhvillimin e konceptit Një Shoqëri dhe Interkulturalizëm anëtarë janë Aksel Ahmedovski, ministër pa resor i angazhuar për implementimin e Strategjisë për avancimin e gjendjes së romëve, Petar Atanasov, zëvendësministri i arsimit, Ilhan Rahman, drejtor i Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive, Darjan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me lidhjet e bashkësive dhe grupeve të religjionit, Jovana Tançevska sekretare shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe Faton Ahmetin, sekretar shtetëror për zbatimin Marrëveshjes së Ohrit.

Disa nga vendimet e seancës së 101 është Informacioni për të dhënat e hapura, i propozuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Të dhënat e hapura me qasshmëri në formatin kompjuterik përpunues të cilat lirisht mund të shfrytëzohen, të ndahen, të rishpërndahen dhe të rishfrytëzohen nga çdokush dhe gjithkund, për çdo qëllimi. Në përputhje me Informacionin çdo institucion, të dhënat që i prodhon duhet t’i dorëzojë në dispozicion në publik dhe të shfrytëzojë çdokush që ka nevojë për këtë.

Në seancën qeveritare u miratua Informacioni lidhur me nismën për vendosjen e Komitetit administrues ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Kryesues i përhershëm i komitetit do të jetë dr- Koço Angjushev, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinimi i resorëve ekonomik, ndërkaq ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të jetë bashkëkryesues i përhershëm, Njëkohësisht Oda Ekonomike e Maqedonisë, Lidhja e Odave Ekonomike dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Oda Ekonomike për Teknologjitë Informatike dhe të Komunikimit ( MASIT) iu rekomandohet në afat prej 5 ditësh në Kabinetin e Zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike të dorëzojnë propozim për bashkëkryesues të përbashkët të Komunitetit të përbashkët administrues. Përfaqësues të tyre në Komitet duhet të emërojë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën rregullt të 101 miratoi Informacioni për furnizime, shfrytëzime dhe mirëmbajtja e shesheve mobile të patinazhit në Republikën e Maqedonisë. Agjencia për të Rinj dhe Sport e angazhuar të sigurojë 6 terrene mobile të patinazhit dhe në përputhje me Ligjin për furnizime publike të zbatojë procedurën për furnizimet publike të të njëjtave, si dhe të përgatisë akt të brendshëm lidhur me shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e terreneve mobile të patinazhit nga shfrytëzuesit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share