Main Menu

26 aksidente trafiku gjat tetorit në rajonin e Gostivarit

Gjatë muajit të kaluar ( tetor), në rajoni më të gjërë të Gostivarit, gjithësej kanë ndodhur 26 aksidente trafiku, në të cilat nuk ka pasur viktima në njerëz. Ka pasur dy aksidente me dy persona që kanë marur lëndime të rënda trupore, 14 aksidente në të cilat ka pasur 16 persona me lëndime trupore, kurse në 10 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Numri më i madh i aksidenteve, kanë ndodhur në vendëbanime, edhe ate 16 aksidente, ku shumica e tyre kanë ndodhur, në rrugët e qytetit të Gostivarit, si dhe në rrugët regjionale Gostivar-Gradec, dhe Gostivar-Çegran.

Shkaku më i shpeshtë i aksidenteve gjatë tetorit, është shpejtësia e papërshtatshme në rugë, ku janë regjistruar 13 aksidente, mosë mbajtja e distancës 4 aksidente, kryerja e veprimeve të paregullta 2 aksidente, mosë mbajtja e anës 1 aksident e kështu me radhë.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, në këtë rajon gjithsej janë kontrolluar 2114 vetura, ku gjatë kontrolleve janë zbuluar 946 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve. Në këto kontolle është konstatuar se 89 vetura janë drejtuar me regjistrime të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, tek tri vetura është konstatuar mbingarkesë, gjithashtu janë zbuluar edhe 95 shoferë të cilët kanë drejtuar pa leje adekuate për vozitje, 26-shoferë fillestarë, dhe një shoferë me kategori jo adekuate në lejen për vozitje.

Kundërvajtjet e zbuluara janë sanksionuar me, 451 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, dhe 495 fletëpagesa për kundërvajtje.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share