Main Menu

Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, mos e hapni!

Një mesazh në Whatsapp që paralajmëron përdoruesit për një kërcënim që do të pllakosë telefonin e tyre, po kalon “dorë më dorë”. Por, rezulton se vetë mesazhi është një mashtrim.

Autoritetet po i paralajmërojnë përdoruesit të injorojnë një mesazh që i njofton ata për një video të “martinelit” që thuhet se do u nxjerrë celularin jashtë funksionit brenda 10 sekondave pasi mban një virus me vete.

Dërguesi i panjohur thotë se përdoruesit supozohet të jenë të pambrojtur ndaj një pjese të softuerit me qëllim të keq që shpërndahet përmes një linku videoje dhe i udhëzon ata që ta kalojnë mesazhin tek miqtë e tyre që e kanë aplikacionin.

Mesazhi gjithashtu njofton përdoruesit për scamin e “WhatsApp Gold”, një mashtrim i vërtetë që i kërkon përdoruesve të ëjnë “upgrade” për një shërbim premium.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share