Main Menu

Policia zbulon identitetin e autorit të masakrës në Kaliforni, ishte ish-ushtarak që shkrepi mbi 30 plumba dhe vrau 12 persona

Autori i masakrës në një kafiteri në Kaliforni është identifikuar nga autoritetet e sigurisë si David Ian Long, 28-vjeç, kurse mediat lokale kanë konfirmuar se ai kishte përdorur revolen e kalibrit 45 për të qëlluar mbi civilët në pjesën veriore të Los Angeles, ku humbën jetën 12 persona. Besohet se ai kishte shkrepur të paktën 30 plumba.

Raportohet se Long është veteran i luftës që vuante nga çrregullimet post-traumatike. Ai ishte pjesëtar i marinës amerikane. Ndërkaq lidhur me masakrën që shokoi SHBA-të, është deklaruar edhe presidenti Donald Trump, i cili i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe njëherit ka falënderuar policinë për intervenimin e shpejtë.
Në videon që e ka siguruar AP, shihet se si tre burra vrapojnë jashtë kafiterisë duke bartur personin e katërt të mbuluar në gjak. Në këtë sulm të tmerrshëm kanë humbur jetën 12 persona, në mesin e të cilëve është zëvendës-sherifi. Megjithatë disa momente më vonë edhe sulmuesi është gjetur i vdekur në vendin e krimit.

Sherifi Jeff Din ka deklaruar se dhjetëra persona janë plagosur, kurse rrethanat në të cilën ka humbur jetën sulmuesi ende janë të panjohura. Në kafiterinë “Borderline”, në momentin e të shtënave brenda kanë qenë qindra persona, kurse të shtënat kanë zgjatur derisa në vendin e ngjarjes dolën forca të shumta të policisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share