Main Menu

Festivali “Othello”, u shfaq “Oscari dhe tezja Rozë”

Në ditën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”, salla e Qendrës për Kulturë “Asnom” në Gostivar ishte e mbushur me teatërdashes.

Në natën e tretë u shfaq “Oskari dhe tezja Rozë” e autorit Eric Schmitt,regjia ishte e Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës. Ajo solli jetën e Oskarit, një djali i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leukemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij.

Aty shfaqet tezja Rozë, e cila fillimisht dukej se ishte një grua e ashpër dhe me karakter shpërthyes, por që me Oscarin u tregua shumë e dashur dhe e butë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, publiku kujtoi rregullën e natyrës, që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës. Tezja Rozë e këshillonte Oscarin që t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Dhe ai nisi ta bëjë të njëjtën.

Sot, më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Festivali do të përfundojë nesër, më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë. Nesër do të ndahen edhe çmimet për më të vlerësuarit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share