Main Menu

Komisioni miratoi amendamentin për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë

Me 10 vota “për” dhe 5 “kundër” Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e amendamentit 33.

Pas kësaj, kryetari i Komisionit Talat Xhaferi, hapi debatin për amendamentin tjetër, gjegjësisht atë të 34, i cili ka të bëjë me ASNOM-in dhe përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutë.

Amendamenti i 33 i miratuar nga Komisioni ka të bëjë me ndryshimin e fjalës “Republika e Maqedonisë”, gjegjësisht zëvendësimin e saj me termin “Republika e Maqedonisë Veriore”, në çdo vend në Kushtetutë, përveç në nenin 36 ku ka aspekt historik.

Gjatë debatit të ditës së djeshme anëtarët e VMRO-DPMNE-së në Komision dolën kundër, duke thënë se me ndryshimin e emrit ndryshohet edhe identiteti dhe historia maqedonase.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share