Main Menu

Nisma “Drejtësi për Gruevskin”, Ivanov hyn në lojë!

Nisma “Drejtësi për Nikolla Gruevskin” i ka dorëzuar një kërkesë presidentit Gjorgje Ivanov, përmes të cilit kërkohet ndërprerja, siç thuhet, e përndjekjes politike.

Aleksandar Trajkovski nga kjo nismë theksoi se Ivanov në përputhje me Kushtetutën duhet të ndërpresë ndjekjen politike dhe t’i jepet fund kësaj. Ai bashkë me disa aktivistë dorëzoi këtë nismë në Presidencë, përcjell INA.

Kjo nismë është pjesë e protestës që mbrëmë u organizua para Gjykatës Penale në mbrojtje të Nikolla Gruevski për të mos e çuar të vuajë burgun.

Protestuesit theksuan se presin se si do të veprojë presidenti Ivanov, ndërsa paralajmëruan se do të vijojnë me protestën e tyre. Komisioni parlamentar për imunitetin dhe mandatet i mori sot mandatin Gruevskit pasi që gjykata ka kërkuar që të zbatohet urdhri për burgosjen e tij për vuajtjen e dënimit prej 2 viteve burg për rastin “Tanku”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share