Main Menu

Shfaqja “Ata që ikin” shënoi natën e dytë të Festivalit “Othello”

Në natën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”, që u mbajt dje në Qendrën për Kulturë “Asnom” në Gostivar, është paraqitur shfaqja “Ata që ikin”.

“Ata që ikin” me autor dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, e realizuar në Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren, trajtoi fate njerëzish, të cilët në pamundësi për të gjetur kuptimin e vërtetë të ekzistencës së tyrë në rrëmujën e kohës që jetojnë, shpresën e vetme e kërkojnë në ikje.

Ajo solli ‘të vdekurit’ që donin të ishin ‘të gjallë’.

Sot, më 7 nëntor do të paraqitet shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës.

 

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share