Main Menu

Kryetari i Komunës së Gostivarit nesër në ora 12:00 paralajmëron press konferencë në lidhje me rastin e 17-vjeçares

Kryetari i Komunës së Gostivarit nesër në orën 12:oo në qendrën për konferenca në komunë do të drejtohet para opinionit në lidhje me rastin e vdekjes së 17-vjeçares, e cila duke ikur nga qentë endacak humbi jetën në lumin Vardar.

Taravari dje përmes një postimi në Facebook ndau dhimbjen me familjen dhe theksoi se ky rast do të shërbejë si motiv që të vazhdojnë të punojnë për zgjidhjen e problemit me qentë endacak.

“Ndjej përgjegjësi të plotë si kryetar i Komunës së këtij qyteti që të sqaroj se në mandatin tonë, ne trashëguam një kope prej 400 qensh që kemi mundur t’i numërojmë vetëm në Gostivar, e jo më ata të cilët nuk kanë mundur të futen në statistikë. Komuna ka grumbulluar qenë endacak sa ka mundur dhe disa prej tyre janë vaksinuar”, shkroi dje Taravari në Facebook.

Ai bëri apel që ekipet të punojnë të qetë pa shpikjen e lajmeve të ndryshme.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share