Main Menu

Taravari: Mos shfrytëzoni për politikë të pacipë tragjedinë që goditi familjen Mexhiti

Pasiqë kanë nisur sulmet politike duke fajësuar skajshmërisht kreun e komunës së Gostivarit, Arben Taravari për rastin e vdekjes së një vajze të re e cila kishte rënë mbrëmë në lumin Vardar pasiqë më parë ishte sulmuar nga qentë endacak, është vet Taravari ai i cili sqaron rastin edhe njëherë, duke thënë se raporti zyrtarë i policisë është se vajza ka qenë nën presion të një qeni e që nuk dihet nëse ka qenë endacak apo i ndonjë individi.

“Pasi që kanë filluar gjygjet politike të paturpshme, ndërkohë që një familje ka humbur vajzën dhe mua personalisht më ka shkaktuar një dhimbje të jashtëzakonshme, dua të sqaroj të gjithë ata të cilët po propangandojnë lart e poshtë për fajtorë, se: raporti zyrtar i policisë thotë që vajza ka qënë nën presionin e një qeni dhe jo nga një tufë qensh. Nuk dihet ende nëse qeni ka qenë endecak apo qen i ndonjë individi?! Rasti është klasifikur si fatkeqësi dhe jo si sulm nga qeni”, shkruan kështu Taravari në statusin e tij.

Ndërkohë që ai bën thirrje që të pritet rezultati i hetuesisë dhe mos shfrytëzohet rasti i tmerrshëm për politikë pasiqë është një gjë e turpshme.

“Le të presim Hetuesinë të dal me informacione të sakta dhe sa më të detajuara për këtë rast. Bëj thirrje për respekt ndaj rastit dhe mos shfrytëzoni Tragjedinë e Tmerrshme që ka goditur familjen Mexhiti për të bërë politikë të pacipë. Mjaft, se është e turpshme”, shkruan për fund kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share