Main Menu

Zgjedhjet e nesërme për Kongresin amerikan, referendum për Trumpin

Pas një sezoni të gjatë zgjedhor irritues dhe përçarës, zgjedhjet për në Kongresin amerikan do të konsiderohen në mënyrë të pashmangshme si referendum për presidentin Trump. Kanë ngelur vetëm 24 orë deri në zgjedhjet e së martës.

Presidenti Trump do të vazhdojë pjesëmarrjen në tubime deri ditën e fundit. Ai ishte në dy tubime të shtunën, ka planifikuar dy për sot dhe tre të tjerë për nesër. Ndërkohë, ish-presidenti Obama do të mbajë fjalim në mbështetje të demokratëve në Chicago.

Tashmë vetëm 24 orë kanë ngelur para zgjedhjeve vendimtare për Kongresin amerikan. Dhe figura nga të dyja palët, vazhdojnë turnetë nëpër vend. Presidenti Trump është në segmentin e fundit të një fushate që do të përfshijë gjithsej 44 qytete.

Të shtunën ai ishte në shtetet e Montanës dhe Floridës:

“Unë e dua shtetin e Floridës. E duam shumë gadishullin”, tha presidenti Trump gjatë një tubimi.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share