Main Menu

Osmani: Shkëndija me cilësi edhe në stol, “Ballistët” shumë të rëndësishëm

Shkëndija e Tetovës po tregon një formë mjaft të mirë në javët e fundit, ndërsa suksesi në derbin e shqiptarëve me Shkupin e ngjit në vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm. Fazli, Emini dhe Alimi shënuan golat në fitoren 3:0 përballë Shkupit në xhiron e 13-të, në të cilën skuadra luajti pa Ibraimin dhe Juniorin, që kanë shqetësime me lëndime. Trajneri Qatip Osmani pas ndeshjes ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës që, sipas tij, realizoi në përpikëri atë që kishin përgatitur si strategji para lojës.

“Ishte lojë bindëse, taktikisht shumë e disiplinuar, që rezultoi me tre gola. Përgëzoj lojtarët për fitoren dhe shpresoj të vazhdojë me këtë rritëm. Mungesat e Besartit (Ibraimit) dhe Juniorit ishte normale që na bënin të ishim të kujdesshëm për këtë ndeshje. Megjithatë edhe zëvendësimet që bëmë treguan se ishin cilësore. Shkëndija ka lojtarë cilësorë që mund të zëvendësojnë jo vetëm Besartin dhe “Zhunin”, por edhe tjerët.”

Trajneri kuqezi vlerëson praninë e publikut dhe atmosferën e krijuar nga “Ballistët”.

“Vetë loja në terren e tregoi rëndësinë e publikut. Unë gjithmonë kam thënë se “Ballistët” janë shumë të rëndësishëm për ne si mbështetës, sepse prania e tyre vetvetiu ndihet edhe te futbollistët, pasi nuk është e njëjtë të luash në një atmosferë si që e bëjnë “Ballistët”./ss

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share