Main Menu

Aliu vendos derbin e qytetit të Gostivarit

Genc Kalemler e ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalëve të Gostivarit. Skuadra e trajnerit Birol Topciu ka arritur të mposht ekipin e trajnerit Erxhan Menga me rezultat 2-3, në kuadër të xhiros së 12-të të LDFM-së, grupi i perëndimit.

Valon Zeqiri e solli Gostiavarin në epërsi me rezultat 1-0 që në minutën e pestë, kurse Dauti në të 33-ën barazoi në 1-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim. Në minutën e 56-të sulmuesi i Gostivarit, Florent Osmani shënoi për 2-1, ndërsa Sunaj Hasan nga penalltia në minutën e 79-të barazoi në 2-2.

Dhe, kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundoj me barazim, sulmuesi Emir Aliu në minutën e fundit shënoi për rezultatin përfundimtar 2-3. Meritë të madhe për këtë triumf të Genc Kalemler ka edhe portieri Amir Jashar, i cili në minutën e 86-të mbrojti pe penalltinë e Gostivarit.

Rezultatet:Vëllazërimi-Korabi 1-4, Pelister-Goblen 2-0, Gostivari-Genc Kalemler 2-3, Teteks-Struga Trim Lum 1-1, Labunishta-Skopje (e diel).

Tabela:Struga Trim Lum 22, Labunishta 20 (-1), Vëllazërimi 17, Gostiavari 16, Genc Kalemler 15, Korabi 15, Pelister 15, Skopje 14, Goblen 14, Teteks 09 pikë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share