Main Menu

“Dimenzione Kohore” – ekspozitë e Bashkim Mexhitit në galerinë “Kult”në Gostivar

Galeria private e fotografit të njohur artistik Osman Demiri,sonte ishte vendi që tuboi artistët,studentët e artit figurativ, por gjithashtu edhe artdashësit e shumtë Gostivaras.

Në galerinë private “Kult” në Gostivar,në kuadër të “Valës të re kulturore 2018”,u prezantua ekspozita e radhës e cila i u dedikua veprave të prof.Bashkim Mexhitit, kuadër arsimor në fakultetin e arteve në Univerzitetin e Tetovës.

Ekspozitën personale autori e titulloi “Dimensione kohore” ku u prezantuan piktura në teknikën akril në pëlhurë,përndryshe artisti i nderuar Bashkim Mexhiti ,në krijimtarinë e tij artistike ka realizuar mbi 15 ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit,a vlen të theksohet se gjithashtu të shumta janë edhe ekspozitat kolektive dhe simpoziumet e shumta artistike.

Ekspozitën e hapi Z.Osman Demiri i cili iu dëshiroj mirserdhje të pranishmëve,e më pastaj për punën e palodhshme të artistit Bashkim Mexhiti,si dhe për ekspozitën e sontshme një elaborim për veprat dhe punën e autorit dha edhe profesori i nderuar i artit figurativ në Universitetin e Tetovës Safet Spahiu,kurse gjithashtu edhe fjalë falemnderuese të pranishmëve iu drejtua edhe autori i ekspozitës prof. Bashkim Mexhiti.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share