Main Menu

Më 5 nëntor, në Gostivar do të fillojë Festivali i Teatrove “Othello”

Duke filluar nga 5 nëntori, deri më 9 nëntor, në Gostivar do të mbahet edicioni i dytë i Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Othello”. Që të gjitha netët do të nisin në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë të Gostivarit.

Organizatorë të festivalit janë Berat Saliu dhe Argjend Hasani, ndërkohë që udhëheqës për marketingun është, Hajdar Hajdari, e kurse për dizajnin dhe grafikën është përkujdesur, Burhan Ahmeti

Nata e parë, më 5 nëntor, do të fillojë me shfaqjen “Vetëvrasësi”, e autorit Nikolai Erdman, në regji të Sulejman Rushitit.

Shfaqja “Vetëvrasësi”

Nata e dytë, më 6 nëntor do të paraqitet shfaqja “Ata që ikin”, me autor dhe në regji të Kushtrim Bekteshit.

Shfaqja “Ata që ikin”

Më 7 nëntor do të paraqitet shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo.

Shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë”

Më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit.

Shfaqja “Gratë”

Festivali do të përfundojë më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit.

Shfaqja “Hollyshit”

Natën e fundit do të ndahen edhe çmimet e përzgjedhura nga juria.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share