Main Menu

Shkon në 11 numri i viktimave nga stuhitë në Itali

Numri i viktimave nga stuhitë e tmerrshme që kanë goditur Italinë ka shkuar në 11 të tillë, sipas njoftimit të autoriteteve të Mbrojtjes Civile pasditen e kësaj të marte, në një kohë kur moti i egër ka përfshirë pjesë të tëra të Europës, duke lënë udhëtarët e turistët të bllokuar.

Rrugët u bllokuan, ndërsa mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në Europën Qendrore e Jugore, teksa reshjet e dendura të shiut dhe erërat e dhunshme shkaktuan përmbytje dhe shkulën pemët nga rrënjët.

Një sasi e trashë dëbore ka rënë mbi rajonet malore franceze e italiane, duke lënë të bllokuar shumë shoferë në automjetet e tyre, sikurse edhe turistët nëpër hotele.

Në Itali, ku Venecia shënoi përmbytje thuajse rekord në histori dhe stuhitë goditën me erëra që arrinin deri në 180 km në orë, autoritetet njoftuan edhe 6 të vdekur të tjerë, pasi kishin konfirmuar vdekjen e 5 personave gjatë së hënës.

Moti i keq, në Itali kishte bërë që të shtyhen udhëtimet nga Shqipëria drejt Barit

Disa jahte luksoze u shkatërruan në portin Rapallo, pranë Genoas, pas shembjes së një dige për shkak të presionit të jashtëzakonshëm të ujërave. “Ishte si një cunami”, tha një punonjës portual i tmerruar nga çfarë kishte parë, i cituar nga mediet italiane.

Tourist in flooded water in Venice on 29 October 2018

People walk across temporary walk ways in Venice on 29 October 2018

Shopkeeper empties water from his shop in Venice on 29 October 2018

A view of a fallen tree over a car after strong winds hit Terracina, Italy, 29 October 2018

A view of a fallen tree at a street after strong winds hit Naples, southern Italy, 29 October 2018.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share