Main Menu

Presidenti Ivanov hetohet nga prokuroria

Prokuroria Publike Themelore do të hetojë presidentin maqedonas Gjorge Ivanov për shkelje të Kushtetutës.

PTHP njofton se në bazë të dy padive anonime në lidhje me mos-dekretimin e Ligjit për gjuhët dhe Marrëveshjes së Prespës, vepron në procedure parahetimore, në drejtim të hetimit të të dhënave të shkruara në padi.

“Për këtë qëllim tashmë janë kërkuar të dhënat dhe informatat nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë për atë se kur janë miratuar vendimet në shtëpinë ligjdhënëse, respektivisht se a nuk janë nënshkruar dhe për çfarë arsye nga ana e Presidentit, thuhet në komunikatën e PTHP-së.

Më 17 janar të vitit 2018-të, Ivanovi nuk e ka nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ivanov tha se ligji është “i jashtëligjshëm dhe represiv dhe e favorizon vetëm gjuhën shqipe”. Më 26 qershor të vitit 2018-të, Ivanovi nuk e nënshkroi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Emrin me Greqinë.

Më 22 shtator të vitit 2018-të, përpara diasporës në SHBA deklaroi se më 30 shtator nuk do të dalë të votojë në referendum dhe nuk do ta plotësojë fletëvotim.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share