Main Menu

Madonna kërkon kuzhinier, kjo është pagesa marramendëse vjetore

Madonna po kërkon të punësojë një kuzhinier privat për të gatuar ushqim dhe për të udhëtuar nëpër botë me të.

Këngëtarja 60-vjeçare ka postuar një reklamë pune në faqen e internetit e cila kërkon një kuzhinier për të punuar në shtëpitë e saj në Londër, Lisbonë dhe Nju Jork, shkruan dailymail transmeton lajmi.net

Përshkruesi thotë se do të donte që të gjitha ushqimet e saj të ndiqnin ‘rregullat themelore’ të gatimit dhe që do të kujdesej për gjashtë fëmijët e saj – Lourdes, 22, Rocco, 18, David, 13, Mercy James, 12 dhe Stella dhe Esther , gjashtë.

Krijuesja e hit “Like a Virgin” kërkon që aplikanti i saj i suksesshëm të jetë në gjendje të mbajë ushqimin e tyre ‘të shëndetshëm dhe të thjeshtë’.

Mbretëresha e muzikës Pop është e gatshme të ndaj 100-125 mijë euro në vit për kuzhinierin.

“Ushqimet e preferuara të klientit janë: kuzhina italiane (rizoto është i preferuari), kuzhina aziatike: sushi, sashimi, pjatat klasike evropiane dhe amerikane”, shkruan në njoftim. /Lajmi.net/

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share