Main Menu

Shkëndija mundi Vardarin

Superndeshja e kësaj fundjave të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë ishte padyshim sfida midis Vardarit dhe Shkëndijës. Kjo edhe për shkak të pozicioneve që kishin sezonin e kaluar por edhe për renditjen e aktual pasi gjenden ngjitur me njëra tjetrën. Nga sfida kanë dalë fitimtar tetovarët që morrën një triumf shumë të rëndësishëm ndaj një rivali direkt për titullin e kampionit edhe pse deri në mbyllje të këtij kampionati ka edhe shumë ndeshje për tu luajtur.

Mjaftoi një gol i Izair Eminit i shënuar me kokë në momentet e fundit të fraksionit të parë që në sipërfaqe të nxjerë rivalitetin mes këtyre dy skuadrave. Futbollistët vendas pas shënimit të këtij goli për të cilin pretendonin se me pa të drejtë është pranuar protestuan shumë ashpër ndaj ndihmësit të parë . Më i zëshëm ishte gardiani Gaçevski, që nuk pajtohej me vendimin e refëve se topi kishte kaluar vijën e portës. Në këtë incident u inkuadrua edhe braziliani Lira, i cili kishte diç më shum për ti thënë asistentit të katarët në këtë ndeshje. Pas gjithë kësaj Lira u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Në pjesën e parë të ndeshjes kur poluhej minuta e 23 e kësaj përballje pati një ndërprerje të shkurtë momentale, pasi që tifozët e Vardarit në repertoarin e tyre futën tani më brohoritjet e tyre të njohura antishqiptare. Delegati kërkoi që kapiteni Popov ti qetësojë tifozët e tij.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kërkonin golin për të vendosur fatet e ndeshjes që dhuroi emocione gjatë gjithë 90 minutave, me Shkëndijën përherë në kërkim të fitores. Në minutën e 53 të ndeshjes Popov, u orvat nga goditja e lirë të vendosë topin pas shpinës së gardianit mysafir, por topi shkoi mbi portën e mysafrëve.

Rezervisti Nafiu në minutën e 77 të ndeshjes nga goditja e lirë uu orvat të provojë fatin e tij për të shënuar. Megjithatë goditja e tij shkon përskaj portës së Vardarit.

Në 60 sekonda para mbylljes së ndeshjes Besart Ibraimi me një goditje të shkëlqyeshme nga 18 metra e mposhti Gaçevskin dhe vulosi fitoren e Shkëdijës. Pas kësaj fitore Vardari ka mbetur në krye të renditjes ku ka 23 pikë ose 4 më shum se Shkëndija e pozitës së dytë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share