Main Menu

Huawei prezanton serinë e re Mate 20 dhe Mate 20 Pro

Huawei ka prezantuar ditën e sotme pajisjet e reja, Mate 20 dhe Mate 20 Pro.

Prurjet e reja nga Huawei sjellin konfigurimin e trefishtë të kamerave ashtu si P20 Pro i pranverës së kaluar dhe së bashku këto kamera sjellin deri në 40 megapikselë.

Kamera primare RGB është 40 megapikselë, dhe ka një lente telefoto tetë megapikselëshe. Këtë herë nuk ka asnjë lente monokrome, pasi ajo është zëvendësuar me një lente me kënd të gjerë 20 megapikselë.

Jo vetëm që kjo është më mirë për foto në grup, por Huawei thotë se do të jetë më e mirë edhe për imazhe makro, duke mundësuar fokusimin në një objekt vetëm 2.5cm larg.

Telefonët e rinj vijnë me procesorin e Huawei, Kirin 980. Procesori premton një përmirësim të shpejtësisë prej 20% dhe një përmirësim prej 40% në efikasitetin e energjisë.

Të dy pajisjet vijnë në Twilight, Emerald Green, Pink Gold dhe Blue Midnight. Mate 20 ka një çmim prej 799 eurosh, ndërsa Huawei Mate 20 Pro vjen në vlerë prej 1,049 euro.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share