Main Menu

Rajmonda Halimi, Udhëheqëse e Sektorit për Marrëdhënie Regjionale në IPSF EuRO

Rajmonda Halimi nga Gostivari është duke ndjekur studimet për Master të Farmacisë në Universitetin e Vjenës në Austri.

Që nga viti 2016 është Kordinatore e Shëndetit Publik në AFÖP – Austri (Asociacioni i Studentëve të Farmacisë të Austrisë), mandati i saj i tretë në këtë pozitë.

Nga fillimi i këtij muaji është edhe Udhëheqëse e Sektorit për Marrëdhënie Regjionale në IPSF EuRO (Asociacioni Internacional i Studentëve të Farmacisë – Regjioni Europian).

Qëllimi i asociacionit IPSF është që t’u ofrojë studentëve anembanë botës projekte të ndryshme farmaceutike për zhvillimin e tyre profesional, si workshop-e, seminare, konferenca dhe kongrese në nivel botëror e regjional, organizimi i kampanjve për të rritur vetëdijen e popullatës për cështje të ndryshme të shëndetit publik, si dhe është zë i fuqishëm i studentëve të farmacisë nëpër botë, duke i përfaqësuar ato edhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Asociacioni i IPSF sot përfaqëson rreth 350.000 studentë të Farmacisë nga 80 shtete të ndryshme në mbarë botën.

Si Udhëheqëse e Sektorit për Marrëdhënie Regjionale në IPSF EuRO, Rajmonda Halimi edhe synon drejt të inkuadrimit të asociacioneve të shteteve të ndryshme në regjionin e Europës, të cilat nuk janë akoma anëtare të IPSF, siç është rasti edhe me disa shtete të Europës Juglindore, me qëllim që edhe studentët e këtyre shteteve të mund ti shfrytëzojnë mundësitë jashtëzakonisht produktive që i ofron IPSF. Rajmonda është deklaruar edhe në platformat oficiale të IPSF që qëllimi i saj këtë vit është përhapja e projekteve të IPSF aty ku ende nuk ka arritur prezenca e saj, për shkak se këto projekte duhet të jenë të arritshme për të gjithë studentët e farmacisë kudo që janë.

Andaj, kjo është një ftesë e hapur për të gjitha fakultetet farmaceutike dhe asociacionet studentore farmaceutike që të anëtarësohen në IPSF.
Në qoftë se kjo mundësi ju ngjall interes për tu anëtarësuar dhe nëse ju nevojiten ende informacione rreth IPSF dhe projekteve të saj mund të kontaktoni Rajmondën në emailin: rro@euro.ipsf.org

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share