Main Menu

Trajneri i Kosovës është i lumtur me paraqitjen e skuadrës por jo me rezultatin

Trajneri i Kosovës ka thënë se ai është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në Ishujt Faroe, por ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatin.

“Patëm një paraqitje të mirë dhe jam i lumtur për këtë. Por, nuk jam i lumtur me rezultatin. Pjesa e parë ishte më e mirë për në, derisa ata luajtën më mirë në të dytën dhe arritën të barazojnë”, ka thënë Challandes.

Sipas tij, ai i uron lojtarët për këtë ndeshje, derisa ka thënë se do të punojë në të ardhmen për të përmirësuar vijën e sulmit.

“Duhet të punojmë në rritjen e vetëbesimit të Kombëtares, pasi që ne po e mbajmë mirë topin në mesfushë dhe mbrojtje por nuk po arrim që ti përfundojmë aksionet. Momentalisht në këtë pozitë jemi duke vuajtur”.

Challandes është pyetur edhe në rast kalimit si të parët grupin dhe kënd e sheh ai favorit në playoff por ai nuk ka dashur të flet për këtë gjë.

“Nuk jam duke menduar për kaq gjatë. Kemi një skuadër të mirë dhe synimi i jonë është të fitojmë në Maltë dhe të përfundojmë të parët”, ka thënë në fund Challandes.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share