Main Menu

Autobusi që u aksidentua në Austri ishte nga Gostivari, dalin pamjet

Dy shtetas të Maqedonisë janë kanë marrë lëndime të mëdha, pasi që autobusi me të cilin udhëtonin ka pësuar aksident në Austri, informoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë (MPB), pas realizimit të kontaktit me Ambasadën e Maqedonisë në Vjenë.

Siç njoftojnë më tej nga MPJ-ja, në autobus ka pasur 18 shtetas të Maqedonisë. Përveç dy të lënduarve rëndë, por që nuk janë në rrezik për jetë, edhe gjashtë shtetas të tjerë po ashtu nga Maqedonia kanë pësuar lëndime të lehta.

Nga MPJ-ja, me raport të detajuar do të dalin, pasi që të kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes nga autoritetet e Austrisë.

Autobusi i mbushur me udhëtarë nga Gostivari është aksidentuar në Austri, duke u përplasur me një mjet transportues në autostradë.

Raportohet për disa persona të lënduar. Autobusi ishte nga Agjencioni NEDO Turs.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share