Main Menu

Kuvendi i Shqipërisë me nismë ligjore për mbylljen e lojërave të fatit deri në 31 dhjetor

Edi Rama qeveria ka depozituar në parlament projektligjin për mbylljen e pikave të basteve deri në 31 dhjetor të 2018. Krahas projektligjit për lojërat e fatit, në Kuvend është depozituar dje edhe nisma për izolimin total të personave të dënuar për përfshirje në krim të organizuar. “U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”, njoftoi kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Shqiptarja.com zbardh ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, të cilat parashikojnë mbylljen e kazinove dhe lotove deri në fund të vitit. Në ligjin aktual është parashikuar që kazinotë elektronike dhe bingot tradicionale ushtrojnë aktivitetin deri në 31 dhjetor 2018. Ndërkaq, në projektligj është parashikuar që në 31 dhjetor 2018 të mbyllen edhe bastet sportive ose llotot si dhe bastet për gara në pistë. “Në nenin nr. 71, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon: 1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2.1. Organizatorët e kategorive “Baste sportive” dhe “Baste për garat në pistë” do të ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në datën 31 dhjetor 2018. Të gjitha aplikimet për pajisjen me licencë për kategoritë e sipërpërmendura, në proces shqyrtimi, ndërpriten.”.

Në pikën 3, fjala “… të kategorive …” zëvendësohet me “…të kategorisë…”, ndërsa fjalët “…“Basteve sportive”…” dhe “…“Baste për garat në pistë”…” hiqen”, thuhet në projektligj. Pika 2, e nenit 71 të ligjit aktual parashikonte që “Organizatorët e kazinove elektronike dhe bingove tradicionale, të cilat janë licencuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin vetëm në pikat që janë hapur në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 31 dhjetor 2018. Gjatë kësaj periudhe tranzitore nuk lejohet hapja e pikave të reja sekondare për ushtrimin e aktivitetit nga shoqëritë e licencuara për kazino elektronike dhe bingo tradicionale. Pikat që mbyllen për këto kategori gjatë periudhës tranzitore nuk mund të rihapen”.

Paralajmërimi
Dy ditë më parë, Rama paralajmëroi mbylljen e pikave të basteve. “Besoj se ky është një lajm që të gjitha familjet shqiptare do ta presin me kënaqësi dhe ka të bëjë me një ndryshim në ligjin për lojërat e fatit. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare. Ndërkohë po punohet për regjimin e ri të licencimit dhe të kontrollit të kësaj veprimtarie në distancë, pra, nëpërmjet internetit dhe brenda po këtij afati, 31 dhjetorit, ne do të kemi një regjim të ri gati”, tha Rama.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share