Main Menu

Gazetari Furkan Saliu po kërkon gjyshen që kërcënoi Antonio Milloshovskin

Zoti Hahn, nëse unë e përkrah referendumin e dështuar dhe marrëveshjen antikushtetuese, gjyshja ime më ka kërcënuar me fjalët; “Kokën nuk do ta mundësh ta gjesh në shpatullat e tua”.
Të lutem më informo se në cilin institucion të BE-së mund ta lajmëroj këtë sjellje kërcënuese dhe të kërkoj mbrojtje nga gjyshja ime”.

Deputeti Antonio Milloshoski u ankua se gjyshja e vet e ka kërcënuar se nëse voton për ndryshimet kushtetuese, nuk do të mund ta gjej kokën, e ne erdhëm këtu në Kërçovë për ta parë se a është me të vërtetë kështu.

Fillimisht shkuam tek shtëpia e prindërve të tij. Aty ku nuk ishte askush.

Fqinjët na treguan se ku punon babai i deputetit, shkuam edhe atje, por drejtori nuk ishte në punë.

Na thanë se mund të jetë në fshatin Izhishtë, ku ka filluar të ndërtojë shtëpinë e re.

Pasi deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, publikisht iu ankua komisarit për zgjerim, Johannes Hahn, se gjyshja e tij po e kërcënon që të mos votoj për ndryshimet kushtetuese, erdhëm këtu në fshatin Izhishti, në vendlindjen e gjyshes së vet për ta parë se a është kjo e vërtetë.
Nga bisedat me banorët këtu na thanë se gjyshja e tij ka vdekur që moti.
Nga ana e babait, nuk e ka as gjyshen, as babagjyshin.

Bashkëfshatarët e gjyshes na thanë që ndoshta ka menduar për gjyshen tjetër nga ana e nënës, e cila ka jetuar në qytetin e Kërçovës, informacion që na detyroi që sërish të kthehemi në qytet, ku e gjetëm dyqanin e dajës së deputetit.

Mua më duhet nëna e Vllados, por që sa kohë i ka vdekur? Moti?
Moti i ka vdekur nëna.

Përgatiti: Furkan Saliu

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share