Main Menu

Zaev: Deputetët duhet që të përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së

Në Kuvend filloi seanca e Komisionit për ndryshime kushtetuese në të cilën në rend dite është Propozimi për fillimin e ndryshimeve të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili e elaboroi propozimin në Qeveri, theksoi se nga shqyrtimet dhe reagimet e deritanishme në opinion nuk ka asgjë kontestuese në propozimin për  ndryshime kushtetuese, i cili pas vendimit në Qeveri menjëherë ishte publikuar, duke i bërë thirrje deputetëve që të bashkohen rreth qëllimeve strategjike në vend.

Për opinionin profesional dhe ekspert, vlerësoi ai, ndryshimet janë në pajtim me standardet ndërkombëtare.

“Kjo iniciativë  ngrihet në pajtim me ligjet dhe procedurat institucionale”, tha Zaev i cili theksoi se deputetët janë ata që duhet ta përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve drejt NATO-s dhe BE-së dhe të prononcohen sipas vullnetit të tyre. Tani ka ardhur koha që të gjithë ata që janë për  në NATO dhe në BE të përkrahin ndryshimet”, tha kryeministri.

Në seancë ishin të pranishëm deputetët e të gjitha grupeve parlamentare duke përfshirë edhe të VMRO-DPMNE-së, që votuan “kundër” rendit të ditës në seancë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share