Main Menu

Fetai kërkoi sot arrestimin e Gruevskit, ja arsyeja?!

Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Shuplaka”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet, pasi nuk paraqitet në kohë në seancat gjyqësore. Pas kërkesës së saj disa minuta më vonë, Gruevski u paraqit në gjykatë.

Fetai në seancë u thirr në rregullat ligjore sipas të cilave nëse personi i akuzuar është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nëse nuk paraqitet në gjykatë dhe nuk arsyeton mungesën e tij, mund të arrestohet menjëherë.

Në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Dhuna në Qendër” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Në seancat e kaluara për këtë lëndë janë marrë në pyetje tre ish-këshilltarë në komunën Qendër, nga radhët e LSDM-së. Ata dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 kishte turmë të organizuar të qytetarëve të cilët shanin dhe përdornin fjalë të pahijshme.

Dëshmitarët theksuan se në mesin e pikave të ditës së seancës së pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk kishte pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share