Main Menu

SHBA ngre shqetësime për zgjedhjet në Bosnje

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për, siç thanë, “mangësitë” në procesin zgjedhor në Bosnje, por theksuan se “mbeten të përkushtuara për një Bosnje të qëndrueshme dhe të begattë”.
 
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se shqetësimet kanë të bëjnë me saktësinë e regjistrimit të votuesve, paanshmërinë e vëzhguesve zgjedhorë, qasjen e barabartë në media dhe keqpërdorimin e burimeve publike, transmeton REL.
 
Ajo nuk e bëri të qartë se çfarë saktësisht qëndron pas shqetësimeve të ngritura.
 
Në zgjedhjet e 7 tetorit në Bosnje, nacionalisti serb, Millorad Dodik, i cili ka bërë thirrje për ndarjen e Bosnjës, ka fituar ulëse në presidencën trepalëshe, së bashku me kandidatin boshnjak, Shefik Xhaferoviq, dhe atë kroat, Zhelko Komshiq.
 
Agjencia e lajmeve AP njoftoi se kundërshtarët e Dodikut po kërkojnë rinumërim të votave për shkak të, siç thuhet, “mospërputhjeve të shumta”.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share