Main Menu

Vjen dorëheqja nga shefi i Interpolit, ishte raportuar i zhdukur

Presidenti Meng Hongwei, i cili u shpalll i zhdukur në fund të muajit shtator ka dhënë dorëheqje, ndërsa presidenti i ri do të zgjidhet në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet më 18-21 nëntor.

Interpol ka njoftuar se më 7 tetor Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit i cili ndodhet në Lyon të Francës, ka pranuar për të procesuar menjëherë vendimin e Meng Hongweit si presidentit i Interpolit.

Ditë më parë ishte njoftuar se Meng është zhdukur dhe se kanë filluar hetimet në lidhje me rastin. Meng para se të zgjidhej president i Interpolit kishte marrë detyra të rëndësishme në Partinë Komuniste të Kinës. Ai më 29 shtator ishte larguar nga Franca për të vizituar shtetin e tij, Kinën, ndërkaq që nga ajo kohë nuk ka informacion për të. Meng në muajin nëntor të vitit 2016 ishte zgjedhur president i Interpolit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share