Main Menu

Ndodh në Bosnjë, votohet për Merkelin, Ronaldon, Mesin e Modriqin

Në çdo palë zgjedhje ka edhe vendime qesharake dhe interesante të votuesve të cilët në fletët e tyre të votimit zakonisht shtojnë emrin e kandidatëve të zgjedhur prej tyre.Kështu, në zgjedhjet e fundjaves ka pasur propozime interesante dhe kreative, kështu që përveç emrave të kandidatëve të ofruar, emri i trajnerit aktual të FK Sarajevës, Husrefa Musemiq, u shfaq në një fletë të vetme.

Gjithashtu, një votues shkroi në fletëvotim lojtarët e klubit të futbollit AC Milan, ndërsa një nga votuesit shkroi emrat e futbollistëve më të mirë të këtij viti në botë Ronaldo, Messi, Mohammed Sallah dhe Luka Modriq, transmeton televizioni N1.

Megjithëse nuk është sekret se shumë të rinj nga Bosnja largohen për në Gjermani, një prej votuesve shkoi një hap më tej dhe shkroi emrin e kancelares gjermane Angela Merkel në fletën e votimit. Në Bosnjë Hercegovinë qytetarët kanë votuar për të zgjedhur përfaqësuesit në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në zgjedhje marrin pjesë 72 parti politike dhe 39 kandidatë të pavarur, përgatiti Express. (b.an)

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share