Main Menu

Lutfiu shënoi eurogol kundër Genc Kalemler, Gobleni kthehet me pikë nga Gostivari

Mërgim Lutfiu ka shënuar sot një eurogol kundër Genc Kalemler, për t’i siguruar një pikë të madhe ekipit të tij Goblen në udhëtimin e tyre në Gostivar, në kuadrin e javës së tetë në ligën e dytë-Perëndim.

Mesfushori kumanovar në minutën e 63-të shënoi gol me një goditje mjeshtërore nga një distancë prej 18 metra për barazim të rezultatit 1-1.

Sunay Hasan realizoi gol për vendësit. Sipas raportimeve nga kjo ndeshje, të dyja skuadrat kanë pasur një sërë rastesh për shënim të golave, por portierët kanë qenë në nivel të lartë të detyrës, sidomos Kraljevski i kumanovarëve. Pas javës së 8-të, Gobleni gjendet i shtati me 11 pikë, sa ka edhe Genc Kalemler një pozitë më lartë.

Rezultatet, grupi i Perëndimit

Labunishta-Pelister 2:1
Korabi-Teteksi 2:1
Vëllazërimi-Gostivari 0:2
Skopje-Struga Trim Lum 0:1
Genc Kalemler-Goblen 1:1

 

Tabela: Struga TL17, Labunishta 15, Gostivari 15, Vëllazërimi 12, Skopje 11, Genc Kalemler 11, Goblen 11, Korabi 10, Pelister 5, Teteks 4 pikë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share