Main Menu

Nuk ka fund kriza e Realit, madrilenët munden në fushën e Alaves 0-1

Tjetër hap fals për Realin e Madridit ne ndeshjen e katërt radhazi pa gjetur rrjetën.

Ne stadiumin Medinzorrotza, skuadra e Lopetegi u mund nga vendasit e Deportivo Alaves me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të la liga.

Me disa mungesa si Carvajal Marcelo dhe Isco si dhe me Bale jo ne formën e tij me te mire, manovrat e Real gjate pjesës se pare ishin tepër te vakta përballë një kundërshtari qe dha gjithçka ne fushe duke mbyllur te gjitha hapësirat dhe duke provuar te dilte me shpejtësi ne kundërsulm.Pas një pjese te pare me rrjeta te paprekura tekniku Lopetegi nxori nga fusha Benzema për Mariano Diaz ndërsa hodhi ne loje edhe Asensio e Vinicius por ne fushe u pa një Real i lodhur ne vështirësi për te krijuar rastet për gol.

Edhe ne fundin e takimit miqtë tentuan por ne një mënyrë tepër konfuze. Dhe ne minutën e 5 te shtesës ne një goditje nga këndi erdhi e papritura, Manu Garcia përfitoi edhe nga një dalje e gabuar e Kurtua duke i dhënë fitoren baskeve qe tashme ngjiten ne kuotën e 14 pikëve ne vend te pare po aq sa Barcelona dhe Real.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share