Main Menu

Khabib flet mbi incidentin

Fituesi i ndeshjes më të madhe të historisë së UFC Khabib Nurmagomedov nuk ka nguruar të dalë përpara gazetarëve për disa minuta pas ndeshjes dhe pas sherrit masiv që ndodhi në fund.

Luftëtari rus ka mposhtur McGregor në raundin e katër me “submission”.

“Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje komitetit atletik të Nevada-s. E di që kjo nuk është ana ime më e mirë por edhe unë jam njeri.

“Nuk e kuptoj pse njerëzit merren vetëm me pjesën kur unë dola nga kafazi. Ai foli për fenë time, vendin tim, familjen time, ai erdhi në Brooklyn dhe sulmoi autobusin.

“Por njerëzit merren vetëm me mua. Të gjithë e dinë se kush jam unë. Ai edhe sot u dorëzua, ashtu siç ju kisha thënë.

“Gjithashtu, u bë shumë mediatike fotoja e tij me Putin, por ai sapo më telefonoi duke më uruar për fitoren.

“E di që babai im do të jetë i mërzitur me mua…”

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share