Main Menu

Shuhet në moshën 85 vjeçare Diva e operës Montserrat Caballé

Ikonë pop, talent lirik, simbol i rilindjes së Barcelonës me olimpiadat e vitit 1992. Të gjitha këto dhe më shumë bënin një divë, si Montserrat Caballe, një nga zërat më të mëdhenj të viteve ‘90.

Sopranoja e famshme, sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, është ndarë nga jeta gjatë agimit të ditës së sotme në spitalin Sant Pau të Barcelonës, ku ishte shtruar prej mesit të shtatorit.

“Nuk e konsideroj veten si një legjendë të operës lirike, as si divën e fundit, siç ndonjëherë shkruajnë gazetarët. Çdo epokë ka yjet e saj, në rastin tim merita e vetme është që kam bërë mirë punën time, në mënyrën më të mirë të mundshme, në nivelin më të lartë.”

Montserrat Caballe

María de Montserrat Bibiana Concepcion Caballé i Folch lindi në Barcelonë në 12 prill të vitit 1933 dhe ishte konsideruar një nga sopranot më të mëdha të shekullit XX, me një repertor të gjerë që shkonte nga belcanto i Moxart, Rosinit, Belinit e deri tek Verdi, Vagner e deri tek Verismo, gjithmonë e karakterizuar nga një teknikë e paarritshme me një kualitet interpretativ unik.

Ishte gjithashtu një interpretuese e shkëlqyer e këngëve popullore franceze, në vitin 1988 bëri një  inkursion në muzikën pop me mikun e saj Freddie Mercury, duke nxjerrë edhe albumin Barcelona që e bëri të famshme përpara publikut të gjerë dhe konsolidoi edhe më shumë besueshmërinë e talentit të këngëtares së Queen.

Caballe ka kënduar me shumë këngëtarë të tjerë të famshëm ndër të cilët Pavaroti, Plaçido Domingo dhe Carreras.

“Kur kam kënduar ‘Manon Lescaut’ me Domingon, që ishte i mrekullueshëm ai më tha se kishte zbuluar një botë të re duke kënduar me mua, dhe e njëjta gjë më ndodhi mua. Me Jose Carreras kam pasur një lidhje shumë të veçantë, kemi mbetur të magjepsur njëri me tjetrin. Gjithashtu me Pavarotin, që për mua ka qenë si një baba.”

Montserrat Caballe

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share