Main Menu

Tërmet 4.8 ballë trondit Italinë, dhjetra persona të plagosur

Një tërmet prej 4.8 ballësh ka rënë në Catania, Italia, në orën 2:34 min dhe ka shkaktuar lëndimin e dhjetra personave nga shembjet që pësuan kryesisht godinat e vjetra. Disa qindra prsona të tjerë e kaluan natën jashtë të trembur.

Tërmeti kishte si peiqendër qytetin Santa Maria di Licodia. Epiqendra e tërmetit ka qënë në thellësinë 9 km.

Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme të Catania-s me plagë të lehta.

Mbrojtja civile është në terren dhe ka regjistruar vendet ku kanë ndodhur shembje, si në Biancavilla, Santa Maria di Licodia e Adrano.

Tërmeti u ndie edhe në provinca të tjera, si Siracusa, Enna e Messina.

 

Image

ImageImageImageImage

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share