Main Menu

Challandes publikon listën e Kosovës, mungon Celina rikthehet Valon Berisha

Trajneri i përfaqësues së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në mesin e futbollistëve të grumbulluar ka rikthime, ku në sy bie emri i Valon Berishës. Ai kaloi një dëmtim, që e mbajti gjatë jashtë fushës së blerët, teksa këtë herë është grumbulluar me ekipin përfaqësues.

Ndërkohë  jashtë listës është lënë një tjetër emër i njohur i përfaqësues së Kosovës. Ai është Bersant Celina, arsyet për mosgrumbullimin e të cilit ende nuk janë bërë të ditura. Sakaq Kosova do të zhvillojë dy ndeshje, atë ndaj Maltës në Prishtinë më 11 tetor dhe tre ditë më pas do të luajë kundër Ishujve Faroe në transfertë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share