Main Menu

Akademia e cila u organizua nga Shoqeria „Levizja“ në përkujtim të 30 vjetorit të Demostratave të nxënësve në Gostivar

Këshilltarët e Komunës së Gostivarit,me në krye Kryesuesin Dr.Nasir Musliu dhe Kryetarin Dr.Arben Taravari me pjesmarrjen e tyre,i dhanë solemnitetin e duhur Akademis e cila u organizua nga Shoqeria „Levizja“ në përkujtim të 30 vjetorit të Demostratave të nxënësve në Gostivar.

Kryetari i Shoqeris“Levizja“ Xhevat Bislimi,i shoqeruar nga Veprimtaret e njohur Refik Dauti,Zudi Bilalli,Emine Dalipi dhe Bukurie Selimi shtrënguan duart me dhjetra ish te burgosurit,organizator dhe udhëheqes të protestave dhe në shejë faleminderimi për „gurin“ e hedhur në themelet e arsimit shqip në Maqedoni Ju ndanë Mirënjohje.Veprimtaret e kauzes Kombetare të ardhur ënkas nga Kosova,Kumanova,Kerçova,Tetova e Shkupi,me fjalimet e tyre i përshëndeten të pranishmit dhe evokuan kujtime mbi sakrificën dhe qëndrueshmerin e ketyre nxënësve të athershem si Emrush Xhemajli,Fatmir Limani dhe Ulusi Beqiri,të cilet dhan mesazhin e atyre organizimeve se mbesin themele të betonizuara të arsimit në Maqedoni dhe si të tilla të respektohen e mos i mbulonë pluhuri i haresës.Të pranishmit përcollen edhe dokumentarin pregaditur dhe realizuar nga Tv Gurra dhe Tv Globi.Ne funde u shtrua edhe nji koktej per te gjithe te pranishmit nga nikoqiri Komuna e Gostivarit.

Ndryshe demostratat e nxenesve u zhvilluan ne 4 tetor 1988 dhe i perkujtojme ne 30 vjetorin 4 tetor 2018.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share