Main Menu

Delegacioni i komunës Sveta Nedelja nga Kroacia vizitoi komunën e Gostivarit

Ai është pritur nga kryetari, Arben Taravari, në kabinetin e tij. Vizita e këtij delegacioni ka ardhur me ftesë të kryetarit Taravari, me qëllim themelimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy komunave në fjalë. Në konferencën e përbashkët për media, kryetari i komunës së Gostivarit nënvizoi se janë shumë sfera ku mund të zhvillohet bashkëpunimi, por më e rëndësishmja, tha ai, është konkurrimi në fondet e Bashkimit Evropian, ku të dyja komunat mund të përfitojnë shumë në përmirësimin e ekonomive lokale të tyre.
Dario Zurovec – kryetar i komunës Sveta Nedelja nga Kroacia,- po ashtu pohoi se në të ardhmen i presin dy komunat në fjalë bashkëpunimi në shumë sfera, ndërsa synim kanë aplikimin dhe fitimin nga Fondet e Bashkimit Evropian.
“Mund t’ju them se ekzistojnë shumë programe në Bashkimin Evropian ku ne mund të aplikojmë dhe të fitojmë fonde që u takojnë vendeve që tanimë janë anëtare të BE-së dhe vendet që përgatiten për anëtarësim. Pikërisht në tuining programe të tilla do të fokusohet bashkëpunimi ynë. Ndryshe, mund t’ju them se ne si dy qytete jemi shumë të ngjashëm, kemi liqene, lumenj dhe zhvillimin e mikpritjes. Sa i takon turizmit dhe kulturës, ne qëndrojmë mjaft mirë dhe besoj se në këtë drejtim mund t’ju ndihmojmë shumë. Besoj se bashkëpunimi ynë do të jetë i frytshëm”, tha kryetari i komunës Sveta Nedelja nga Kroacia, Dario Zurovec.
Për nder të mysafirit nga Kroacia, Këshilli Komunal i Gostivarit mbajti edhe një mbledhje solemne ku folën kryetarët e të dy komunave dhe kryetari i Këshillit Komunal të Gostivarit.
Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share