Main Menu

Hapa konkrete për rehabilitimin e deponisë rajonale Rusino – së shpejti do të ndërmerren masa urgjente

Përfaqësues të Zyrës për Zhvillim ekonomik lokal pranë Komunës së Gostivarit dhe NP “Komunalec”, realizuan një takim me ekspertët e Sekretariatit Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe me përfaqësues të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut.

Në takim, ekspertët e SECO-s, Mathias BOHN dhe Gernod Dilewski, u njoftuan me gatishmërinë e Komunës së Gostivarit për fillimin e zbatimit të masave urgjente për rehabilitmin e deponisë Rusino, e që nënkupton kanalizimin e ujërave të zeza, fillimin e studimit të fizibilitetit për hapjen e rrugës alternative drejt deponisë Rusino (rruga përmes Krastës së Reçanit) për të shmangur kalimin e automjeteve të rënda nëpër vende të banuara, si dhe të masave tjera të nevojshme në këtë drejtim.

Takimi në fjalë, njëherit shënon edhe fillimin e punimeve të para në kuadër të një investimi kapital për zgjidhjen e problemit me mbetjet urbane për gjithë rajonin e Pollogut.

Pas takimit, të tria palët i bënë një vizitë deponisë Rusino, për të parë nga afër mundësinë e realizimit sa më të suksesshëm dhe efektiv të masave të parapara.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share