Main Menu

Prej 10 deri më 13 tetor, do të mbahet “Java Kulturore në Gostivar”

Duke filluar prej 10 tetorit, deri më 13 tetor, në kuadër të Valës së Re Kulturore, do të mbahet manifestimi “Java Kulturore në Gostivar”.

Manifestimi i organizuar nga Shoqata për Kulturë “Othello”, do të nis të mërkurën, 10 tetor, me fillim prej ora 20:00 me koncert të muzikës qytetare. Marrin pjesë Saranda Imeri dhe grupi As Band.

Të enjten, më 11 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të mbahet koncert muzikor nga Da Lee me grupin.

Të premten, më 12 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të ketë ekspozitë ndërkombëtare e artit e organizuar nga SHAK “Silindart”.

Manifestimi do të përmbyllet të shtunën, më 13 tetor, me fillim prej ora 20:00 me koncert të lirikës popullore shqiptare Besarta Murtezani dhe Shkëlzen Baftjari.

Aktivitetet e lartpërmendura do të mbahen në Qendrën për Kulturë të Gostivarit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share