Main Menu

KB Gostivari, kërkon garat e play off-it

Klubi I Basketbollit “Gostivari”, shënoi një rikthim të suksesshëm në elitën e basketbollit vendor , duke siguruar një vend në Super Ligën e Maqedonisë. Drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe basketbollistën dëshirojnë që pas sezonit të shkëlqyer të bëjnë edhe një hap më tej në sezonin e ri. Synimi kryesor I Gostivarit është që të sigurohen garat e Play Off-it. Trajneri Srbinovski falenderoi 15 sponzorët, të cilët do të përkrahin skuadrën e Gostivarit.

“Të gatshëm e presim sezonin e ri. Ambicjet tona janë të ngjajshme me vitin e kaluar . Fillimisht të sigurojmë Super Ligën , të shkojmë një hap më lart dhe të kapin garën e plej off-it. E dijmë se do të jetë e vështirë , pasi Liga është e barazuar dhe 3-4 ekipe që do të luftojnë pëtr SuperLigën, andaj ne duhet të jemi të fokusuar në çdo ndeshje……Dua të shpreh falenderimderi te sponzorët, pasi që ëhstë klubi I parë ku punojë si trajner , ku janë mbledhur 15 entuziast , njerëz që e duan basketbollin dhe duan të ndihmojnë sportin, “ tha mes tjerash Marjan Srbinovski, trajner i KB Gostivari.

Në javën e parë të sezonit të ri, KB Gostivari do të takohet me Kozhuvin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share